Loading…

Hoxhaj: Investimet turke në Kosovë, më shumë mit se realitet

  • 22/12/2016 | 22:16

Hoxhaj: Investimet turke në Kosovë, më shumë mit se realitet

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se investimet e Turqisë në Kosovë, por edhe në Ballkan, më shumë janë mite, sesa një realitet.


Sipas Hoxhajt, Turqia padyshim është një nga aleatët e fuqishëm të Kosovës

“BE është partneri ekonomik më i madh i Kosovës. Shërbimet më të mëdha i kemi nga BE-ja, por edhe donatori më i madh. Pastaj, pos SHBA-së, Gjermania është donatori më i madh”, ka thënë Hoxhaj, duke mohuar se vec Turqia investon në Kosovë.

“Nëse hymë me statistika, investimi më i madh ka qenë nga Sllovenia, kur është blerë IPKO. Prandaj investimet turke në Kosovë dhe në Ballkan më shumë janë një lloj miti, sesa një realitet”, tha Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Hoxhaj ka siguruar se Kosova po shkon drejt Bashkimit Europian dhe në asnjë drejtim tjetër.

“Sot Kosova politikisht dhe rajoni është diçka që i takon vetëm pjesës perëndimore dhe orientimi i jonë pro-anëtarësimit është rikthim politik në Europë, ku kemi qenë histrokisht. Por, ne si shtet i pavarur na duhen miq dhe partnerë dhe Turqia gjithmonë e ka përkrahur Kosovën”, tha Hoxhaj./ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë