Loading…

Hoxhaj i reagon Vucic’it

  • 06/04/2017 | 13:32

Hoxhaj i reagon Vucic’it

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia.


Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’ dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.

 

“Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar  dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme. Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik”, ka shkruar në Twitter kryediplomati Hoxhaj.

Deklarata e ministrit Hoxhaj dhe e Kryeministrit Mustafa kundër tregut të përbashkët rajonal vjen pas takimit të para tri javësh në Sarajevë, ku fillimisht Serbia e më pas vendet e tjera në rajon përfshirë edhe Shqipërinë po e mbështesin një ide të tillë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë