Loading…

Hoxhaj i reagon ashpër Dacic’it: S’ka pajtim pa njohje të Kosovës

  • 04/02/2018 | 19:05

Hoxhaj i reagon ashpër Dacic’it: S’ka pajtim pa njohje të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shansa që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.


Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rënd të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu sic edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodh pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj.

Këto komente Hoxhaj i bëri në llogarinë e tij në Tëitter, pasi kryediplomati serb, Ivica Daciq tha se është turp t’i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën dhe se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë