Loading…

Hoxhaj e quan anti-paqësorë Vuçiqin (Foto)

  • 28/12/2016 | 18:05

Hoxhaj e quan anti-paqësorë Vuçiqin (Foto)

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq për deklaratat e fundit në raport me Kosovën.

Ministri Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social twitter, i ka quajtur  deklaratat e Vuçiq destabilizuese dhe anti-paqësore për rrugën që do të duhej ta ndiqte rajoni.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia”, ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Serbe me kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë