Sulmin ndaj qytetarëve të Jerusalemit e ka dënuar ashpër Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai, nëpërmjet një statusi në Twitter, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën sot nga sulmi me kamion atje, transmeton gazetametro.net
“E dënoj ashpër sulmin në Jerusalem. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe të të gjithë të prekurve”, ka shkruar Hoxha.
Nga ky incident, të cilin policia izraelite e quajti të qëllimshëm dhe terrorist, mbetën të vdekur 4 persona, ndërsa mbi 15 të tjerë u lënduan.
Raportohet se shoferi ishte një palestinez. /gazetametro.net