Loading…

Hoxha zotohet në Vjenë për fuqizimin e sundimit të ligjit

  • 17/01/2017 | 20:48

Hoxha zotohet në Vjenë për fuqizimin e sundimit të ligjit
Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në Vjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ku po merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit.


“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Më tej, Ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë