Loading…

Hoxha u thotë homologëve evropianë se Kosova po përparon në fushën e drejtësisë

  • 17/12/2016 | 12:51

Hoxha u thotë homologëve evropianë se Kosova po përparon në fushën e drejtësisë

Me ftesë të Ministrit federal austriak të Drejtësisë, Dr. Wolfgang Brandstetter, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e fund vitit të ministrave të Drejtësisë të Evropës qendrore.


Në këtë takim, diskutimet mes Ministrave u fokusuan në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të Evropës qendrore.

“Ministrja Hoxha i njohu ministrat e shteteve të kësaj pjese të Evropës, për progresin dhe reformat që po ndërmerr Republika e Kosovës në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit. Ajo me këtë rast, diskutoi edhe për hapat që po ndërmerren në luftën kundër korrupsionit si prioritet i kësaj ministrie. Ministrja Hoxha po ashtu theksoi se reformat që po ndërmerren në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë që ajo drejton.

Gjithnjë sipas Ministri austriak e falënderoi Ministren Hoxha për pjesëmarrje në këtë takim dhe ofroi mbështetjen e pakursyer nga Austria për Kosovën në fushën e drejtësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha mori mbështetje për zbatimin e prioriteteve të saj edhe nga ministri gjerman i drejtësisë, Z. Heiko Maas, nga ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Z. Felix Braz, ministri i Republikës çeke, Z. Robert Pelikan si dhe ministri Kroat, Z. Ante Sprlje. Me homologët e saj, ministrja Hoxha zhvilloi edhe takime të veçanta dhe mori mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha u prit edhe nga znj. Michaela Steinacker, kryesuese e Komisionit Parlamentar për Drejtësi si dhe Dr. Herald Dossi, Sekretar i përgjithshëm i Parlamentit federal austriak, me të cilët diskutoi për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë me interes të përbashkët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë