Loading…

Hoxha: Shteti duhet të paguaj për arkat fiskale, e jo biznesi (Video)

  • 01/06/2017 | 15:33

Hoxha: Shteti duhet të paguaj për arkat fiskale, e jo biznesi (Video)

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ylli Hoxha, që garon me numër 50 në listën zgjedhore të kësaj partie, thotë se ai nëse arrinë të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohet që t’ua heq bizneseve barrën e blerjes së arkave fiskale, duke bërë që ato t’i blejë shteti.


“Për vite të tera qeveria ka ngarkuar padrejtësisht bizneset e vogla me barrën e mbledhjes së taksës. Për të hapur një biznes sipërmarrësit janë detyruar të paguajnë printerin fiskal dhe softwerin në shuma të fryra deri në 1000 Euro”.

“Për më tepër, çdo vit secili biznes është detyruar të paguajë mesatarisht 70 deri 90 euro për formatimin e kësaj pajisje. Çmimet reale te tregut të këtyre pajisjeve dhe shërbimeve janë dhjetëfish më të ulta. Askush deri tani nuk është përgjigjur për këtë grabitje milionëshe. Kjo ka qenë padrejtësi e një monopoli të plaçkës, ngarkesë dhe pengesë irrituese për çdo pronar biznesi”.

Hoxha praktikën aktuale e quan haraç institucional.

“Më jepni mundësinë, me votën tuaj, që të angazhohem në Kuvendin e Kosovës që kjo padrejtësi të largohet, një herë e përgjithmonë. Të ndihmojmë sipërmarrësit tanë të çlirohen nga pagesa që deri më tash ka ngopur xhepat e tenderuesve të pushtetit. Ky ka qenë një haraç institucional që nuk duhet të ndodhë më”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë