Loading…

Hoxha pranon se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE’së për vizat

  • 23/07/2018 | 14:06

Hoxha pranon se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE’së për vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, se pas rekomandimit pozitiv të vizave për Kosovën, tani në procedurat në vazhdim Kosova mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave, kjo për shkak të debatit të fundit në BE për emigracionin.


Duke shpjeguar hapat në vazhdim për liberalizimin e vizave të Kosovës, Hoxha tha se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së.

“I gjithë ky proces duhet të përmbyllet në mes traktatit të BE-së dhe Kosovës. E pranoj qe mund të kemi sfida në Këshillin e ministrave pasi që disa ministra janë më konzervativ, mirëpo ne jemi duke hartuar një plan veprimi së bashku me Qeverinë, pastaj me Kuvendin dhe me Komisionin, ku do të lobohet tek shtetet për të paraqitur të arriturat e Kosovës”, tha ajo në mbledhjen e sotme të Komisionin për Integrime

Ajo theksoi se muaji shtator dhe tetor do të jenë vendimtarë në betejën e Kosovës pë liberalizimin e vizave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë