Loading…

Hoxha përkrah zgjidhjen për viktimat seksuale gjatë luftës

  • 23/01/2017 | 12:40

Hoxha përkrah zgjidhjen për viktimat seksuale  gjatë luftës

Në Ministrinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i Grupit Punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ku mori pjesë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Prokurorja speciale, Drita Hajdari, drejtues të shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe zyrtarë të institucioneve që trajtojnë këtë çështje.


“Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në pah se këto krime monstruoze do të ndëshkohen, transmeton gazetametro.net

Në takim, Hoxha, theksoi se çdo viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është tragjedi në vete, dhe me këtë rast vuri në dukje se përkrah fuqishëm zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme duke shprehur gatishmërinë institucionale në lehtësimin e tragjedisë së përjetuar nga këto viktima.

Në takim, Prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend, transmeton gazetametro.net.

Pjesëmarrësit diskutuan rreth sfidave të kësaj çështjeje, stigmës por edhe varfërisë që ka prekur viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, modaliteteve të zgjidhjes së çështjes me porosi që krimet kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurrë dhe duhet punuar edhe më shumë që këto krime të ndëshkohen. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë