Loading…

Hoxha për liberalizimin e vizave: Asgjë nuk është më në dorën tone

  • 05/03/2019 | 08:31

Hoxha për liberalizimin e vizave: Asgjë nuk është më në dorën tone

Minsitrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk varet më nga Kosova, por varet prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).


Hoxha tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por tani varet gjithçka nga shtetet anëtare të BE’së, pasi ato kanë në dorë të gjithë procesin.

“Pak vështirë të japim përgjigje për punët me viza, jo pse nuk kemi por për shkak se tani jemi në hapin e fundit, hap i cili nuk varet nga Kosova por nga shtetet anëtare, nga këshilli i ministrave. Për momentin, besoj që është një rast i mirë nëse shtetet anëtare vendosin që ta fusin në agjendë në mbledhjen e këshillit në qershor, pas zgjedhjeve në parlamentin evropian”, tha Hoxha në Klan Kosova.

Ajo tutje tha se asgjë më nuk është në dorën tonë dhe shpresojmë që të mos vëndosin standard të dyfishta.

“Asgjë më nuk është në dorën tonë, shpresoj që ata të mos vendosin me standarde të dyfishta, që nënkupton se tërë kohën na kanë thënë që është një proces teknik. Ne i plotësuam kushtet, bile në mars ku u bë demarkacioni dhe kjo nuk ndodhi. Humbëm muaj e muaj, është zhagit qëllimshëm ky proces, u politizua. Ka shtete që janë përkrahës të mëdhenj por çështja qëndron që në këshill të veprohet sipas konsensusit”, ka deklaruar Hoxha./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë