Gjatë vizitës, me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Hoxha të martën, në Washington, është takuar me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.
Në këtë takim, Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë.
Sipas kumtesës, ministrja Hoxha mori mbështetje të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.