Loading…

Hoxha Musli Vërbani hedh kritika të ashpra në drejtim të Tërnavës

  • 24/04/2018 | 16:41

Hoxha Musli Vërbani hedh kritika të ashpra në drejtim të Tërnavës

Hoxha nga Kaçaniku dhe ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Kaçanik, Musli Vërbani, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të myftiut Naim Tërnava, në rrjetin social Facebook.


Vërbani ka përmendur ato që, sipas tij, janë disa nga gabimet e Naim Tërnavës dhe ndër të tjerash ka thënë se Tërnava nuk është meritor për postin që mban.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

MUFTIU “KUKULL”

Institucioni mufti nuk është institucion posti, por është institucion shkencor. Në islam, ky institucion, është institucioni më i lartë legjislativ. Si i tillë, ka qenë dhe do të jetë shtyllë përballë sfidave të çdo kohe dhe asnjëherë nuk ka qenë kukull apo lodër e ndokujt edhe pse ndokush bëhet lodër dhe kukull vetëm e vetëm për të ruajtur postin, siç e kemi të ashtuquajturin Mufti Tërnavën në krye të uzurpimit të institucionit të BIK-ut me arsyetimin se vetëm ai është i denjë për këtë post edhe pse ai është më së largu në plotësimin e kushteve të muftisë ashtu siç parashihet në islam.

Më kujtohet njëherë kur Tërnava është pyetur se a lejohet që femra të emërohet mufti e ai është përgjigjet (ka dhënë fetva) me vendosmëri se nuk lejohet që femra të jetë mufti. Çfarë ironie, muftiu “kukull” Tërnava nuk di të bëjë as dallimin e institucionit të fetvasë dhe nuk e di se çka do të thotë mufti, kur dihet se Aishja r.a. ka dhënë fetva dhe Muhamedi a.s. ka thënë: “Merreni gjysmën e diturisë nga ajo.”

Kur është pyetur nga një femër se a lejohet që një burrë të përdorëzohet me një femër, ai i përgjigjet (ka dhënë fetva) me krenari: – Qe apo do ta jap dorën sa herë të duash (emisioni Jeta në Kosovë). Fetva e shekullit!!!.

I ashtuquajturi mufti Tërnava nuk ka hezituar të jap fetva për këto dy çështje, por ka hezituar të përgjigjet për shumë çështje aktuale nga frika se mos bëhet “bum mediatik”. I ashtuquajturi mufti Tërnava nuk frikohet nga askush siç ai e thotë me gojën plotë te nëpunësit e BIK-ut por i frikohet “Bumit mediatik” sepse ja përcjellin fjalët e sipas tij do ta etiketojnë me termin ekstremizëm kështu që edhe çdo fetva e tij do të ishte në qendër të vëmendjes!.

Vitet shkojnë e vijnë por edhe nevojat e besimtarëve për fetva rriten e shtohen, por “muftiu kukull” nuk mund ta jep një fetva sepse e vërteta është se nuk është kompetent për fetva edhe në bazë të islamit.

Brenda 365 dite i ashtuquajturi mufti Tërnava me padurim i pret dy ditët e bajramit që së paku në ato dy ditë të fotografohet me krerët shtetëror, sepse ai fotografim i përbashkët nuk do të konsiderohet “bum mediatik”, por e vërteta është se ajo foto na pasqyron se kemi një “mufti kukull” edhe nëse nuk e konsiderojmë “Bum mediatik”.

Në fund, ne kemi dëgjuar për kryetar kukull, kryetar të ndonjë institucioni shtetëror si post kukulle por nuk kemi dëgjuar “mufti kukull”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë