Zëvendësminitri i ministrisë së Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, ka kërkuar sot nga bordi Ekzekutiv i Menaxhimit të Integruar të Kufirit, ku njëherit është edhe kryesues i këtij bordi, që të vazhdojnë me ngritjen e performancës në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK).
Në këtë kontekst u dakorduan, që të funksionojë grupin punues për analizimin e gjendjes në QKMK dhe daljen me rekomandime specifike në drejtim të implementimit të planit zhvillimor të qendrës.
“Strategjia dhe Plani i Veprimet për MIK janë dokumente fleksibile të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, duke iu përshtatur rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie.
Po ashtu sipas këtij njoftimi zëvendësministri Hoxha, thuhet se gjatë këtij takimi konstatoi progresin që është bërë në implementimin e konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe po ashtu kërkoi nga të gjitha autoritetet e MIK-ut, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, që përmes një angazhimi të përbashkët të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një element kyç që bazohet BE-ja, e që ka të bëjë me sistemin efektiv të kontrollit dhe menaxhimit kufitar./gazetametro.net