Loading…

Hoxha: Gruaja Demokratike e bindur në fitore

  • 07/06/2017 | 10:02

Hoxha: Gruaja Demokratike e bindur në fitore

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka zhvilluar takim me Degën e Gruas Demokratike të PDK-së edhe në Prizren e Therandë, ku morën pjesë edhe Flora Brovina si dhe Luljeta Veselaj Gutaj.


Edhe në Prizren e Therandë u potencua se Gruaja Demokratike është fuqishëm e bindur në fitoren e 11 qershorit.

Dhurata Hoxha ka thënë se votimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli me numrin 1 dhe kandidateve tjera nga lista e PDK-së, përbën hapin e parë të ndryshimit  dhe për proceset që i duhen vendit.

“Çdo grua duhet të dalë të votojë, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Bëhuni pjesë e fitores, bëhuni të zonjat e të ardhmes Tuaj, duke votuar PDK-në, duke i dhënë përgjigje nevojës së pashtyshme për fuqizimin e gruas.#FillimiRi”, ka thënë Hoxha

në zgjedhje, ndryshimit të historisë së Kosovës nga lidershipi i PDK- së që siupas saj tashmë ka marrë rrugën e zhvillimit ekonomik, me fitoren më 11 Qershor.

“Fitorja e Fillimit të ri, është përgjegjësi e çdo gruaje që do të votojë, që nuk e lë votën e heshtur në shtëpi, që do të jetë pjesë e historisë së re të Kosovës, zhvillimit ekonomik, perspektivës së gruas, të rinisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.#FillimiRi” ka thënë Brovina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë