Loading…

Hoxha Drilon Gashi: Feja islame nuk i gjykon ndjenjat e dashurisë, nuk është ‘haram’ LGBTI

  • 24/02/2022 | 15:37

Hoxha Drilon Gashi: Feja islame nuk i gjykon ndjenjat e dashurisë, nuk është ‘haram’ LGBTI

Drilon Gashi, hoxhë dhe njohës i dispozitave të ligjeve Islame ka reaguar me anë të një postimi ne rrjetin social Facebbok, mbi debatin se a duhet apo jo të miratohet Projekt Kodi-Civil, i cili do të lejonte martesat e gjinive të njëjta, shkruan Gazeta Metro.


Hoxha shkroi se në Islam nuk nuk gjykohen ndjenjat e mbrendshme të njerzve, ndjenja për të cilat qenja njerzore nuk mund ti kotrollojë, siç është ndjenja e dashurisë.

“Sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si f.v. ndjenja e dashurisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë tendenca të brendshme për shkak të ndjenjave të tyre, nuk mund të themi se po bëjnë haram, sepse harami e hallalli ndërlidhet me çështjet që njeriu ka zgjidhje në to apo sjelljet fakultative, e jo sjelljet kompulsive”, shkroi Gashi.

Sipas tijë në Islam janë të dënueshme vetëm veprat ose sjelljet të cilat njeriu mund ti kontrollojë ose frenojë, por nuk e bënë dot.

“Islami gjykon vetëm sjelljet e tona të cilat ne mund t’i kontrollojmë”, ka thënë hoxha.

Më tutje Gashi bënë thirrje që të reagohet për tema dhe problemtaika të cilat e preokupojnë vendin dhe qytetarin e Kosovës.

“Dhe e fundit, përpara se të reagojmë për gjërat e tilla të komplikuara njerëzore, që shpeshherë nuk jemi kompetent të flasim, le të reagojmë kundër hajnisë së milionave, shtypjes se punëtorëve, krimeve të Serbisë, dhunimit të të miturave dhe mosfunksionimit të gjykatave në vendin tonë, reagime këto që shumë rrallë dalin prej atyre që e konsiderojnë vetën fetarë të devotshëm”, ka përfunduar statusin njohësi i çështjeve Islame./gazetametro.net

Postimi plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë