Loading…

Hovenier takohet me ushtarët ukrainasë që ruajnë paqen e Kosovës: Ne qëndrojmë me Ukrainën

  • 25/02/2022 | 21:17

Hovenier takohet me ushtarët ukrainasë që ruajnë paqen e Kosovës: Ne qëndrojmë me Ukrainën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me ambasadorët e QUINT është takuar me ushtarët ukrainasë të NATO’s në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Hovenier përmes një postimi në Twitter, tha se ushtarët ukrainasë që veprojnë në kuadër të NATO/KFOR, janë duke siguruar stabilitetaetin rajonal.

Ai shprehu mbështetjen e SHBA’ve ndaj tyre dhe familjeve të tyre përballë agresionit rus.

‘’ Ushtarët ukrainas që sigurojnë me guxim stabilitetin rajonal. Shpreh mbështetjen e SHBA për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë’’, shkroi Hovenier ndër të tjera.

Tutje ambasadori tha se SHBA’të qëndrojnë me Ukrainën.

Postimi i plotë:

Me ambasadorët e Quint, u takuam me ushtarët ukrainas NATO/KFOR, që sigurojnë me guxim stabilitetin rajonal. Shpreh mbështetjen e SHBA për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE dhe NATO, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën.

Ukraina ka 40 ushtarë më pak për të luftuar kundër Rusisë meqë ata i ka të dërguar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, si shtet aleat i NATO-s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë