Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar për RTK-në se në dialogun më Serbinë nuk do të diskutohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori Hovenier ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo mund të kundërshtohet por kështu është. Realiteti dhe faktet flasin vetë në terren.
“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier.
Shefi i diplomacisë amerikane në Kosovë, Hovenier, ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga më e mirë për të arritur rezultate tek ka bërë të ditur se do mirëpres në Prishtinë të dërguarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Përparimi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian vazhdon të jetë rruga më e mirë për t’u siguruar që liderët e Kosovës mund të japin rezultate për qytetarët dhe që Kosova të njihet dhe të marrë vendin e merituar si lidere botërore”, tha ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter./gazetametro.net
My team & I look forward to welcoming Special Representative Escobar to Kosovo next week. Progress on the EU-facilitated Dialogue remains the best way to ensure Kosovo leaders can deliver for citizens & Kosovo is recognized & takes its rightful place as a world leader. https://t.co/38YnIcF7hL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 26, 2022