Loading…

Hovenier: Përparimi i Kosovës është mrekulli, por duhet ende punë

  • 26/01/2022 | 19:17

Hovenier: Përparimi i Kosovës është mrekulli, por duhet ende punë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka thënë se në Kosovë, kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.


“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hovenier.

Sipas tij këto vite kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur. Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara. Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Hovenier.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë