Loading…

Hovenier pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

  • 31/01/2023 | 13:19

Hovenier pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

Gjatë ditës së sotme, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar një takim ku është diskutuar për Asociacionin, shkruan Gazeta Metro.


Pas përfundimit të takimit, është deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Hovenier, ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi, ku edhe janë ndarë pikëpamjet dhe ekspertizat e tyre.

Tutje, në deklarimin e ambasadës amerikan, thuhet se, ata vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falenderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, thuhet në dekaratën e publikuar nga Ambasada.

Rreth këtij takimi, para fillimit të tij, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka hezituar që të flasë gjatë rreth këtij takimi, porse është përgjigjur shkurt, duke thënë se, ata që kanë shkuar në takim do ta thonë fjalën e tyre.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre – shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela”, ka deklaruar Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë