Loading…

Hovenier: Nuk sanksionojmë njerëz për pikëpamje politike, por ata që destabilizojnë një sistem politik

  • 26/01/2022 | 18:45

Hovenier: Nuk sanksionojmë njerëz për pikëpamje politike, por ata që destabilizojnë një sistem politik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur edhe për sanksionet ndaj atyre që bëjnë krim transnacional. Pra sipas tij Amerikan nuk sanksion njerëz për pikëpamje politike, por ata që destabilizojnë një sistem politik, shkruan Gazeta Metro. 


Hovenier thotë se Amerika nuk i sanksionon njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike apo veprimtarisë politike, por vetëm nëse ata kryejnë vepra për të cilat lejohen sanksionet apo nëse përfshihen në krim të organizuar transnacional.

“Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike. I sanksionojmë njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional. Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar transnacional do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë. Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”, ka thënë Hovenier.

Jeff Hovenier, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave serbe. Ai thotë se është i vetëdijshëm për shqetësimet që janë ngritur rreth një teme të tillë, transmeton Gazeta Metro.

Hovenier ka theksuar se askush në Kosovë nuk është i interesuar për një “Republika Srpska”.

Siç potencon Hovenier, një e tillë nuk është e dobishme dhe nuk i ndihmon Kosovës.

“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori  amerikan për RTK.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar edhe se në dialogun më Serbinë nuk do të diskutohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

Hovenier ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo mund të kundërshtohet por kështu është. Realiteti dhe faktet flasin vetë në terren.

Shefi i diplomacisë amerikane në Kosovë, Hovenier, ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga më e mirë për të arritur rezultate tek ka bërë të ditur se do mirëpres në Prishtinë të dërguarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /gazetametro.net

Ambasadori i SHBA’së: Askush s’është i interesuar që të ketë Republika Srpska në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë