Teksa stafi i Ambasadës Amerikane në Kosovë ishin në darkën e iftarit sot, atyre iu është bashkuar edhe ambasadori Jef Hovenier, shkruan Gazeta Metro.
Hovenier tha se është i nderuar që të u bashkohet stafit të ambasadës në iftar, me që nga sot ka filluar edhe muaji i shenjtë për fenë islame, muaji i Ramazanit.
Ambasadori tha se Kosova vazhdon të jetë kampione në Liritë Fetare.
“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona.”, shkroi ai./gazetametro.net
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023