Loading…

Hoti: Zgjedhjet janë të pashmangshme

  • 23/04/2017 | 22:12

Hoti: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme pasi, sipas tij, ato janë duke ndodhur.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se për zgjedhje të reja do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit.

Hoti ka bërë me dije se nuk është në interes të PDK-së të vazhdohet qeverisja pa pasur mundësi më të marrë vendime të mëdha e të vështira.

Sipas tij, vendi duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i askujt. Duke folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, Hoti ka thënë se këtë çështje ka dështuar ta drejtojë partia e kryeministrit Isa Mustafa, qoftë drejt konsensusit, apo qoftë drejt votimit në Kuvend. Hoti, i cili mban postin e zëvendësministrit të Kulturës në këtë Qeveri, ka thënë se rreth 30 për qind e deputetëve të LDK-së nuk e mbështesin kryeministrin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë