Loading…

Hoti zbulon marrëveshjen për kthimin e Listës Serbe në Kuvend

  • 26/03/2017 | 21:38

Hoti zbulon marrëveshjen për kthimin e Listës Serbe në Kuvend

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Rexhep Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, bëri të ditur se Lista Srpska do të kthehet në institucionet e Kosovës, dhe tha se Kosova është pajtuar që Sekretari i RYCO të jetë serb.


Hoti ka thënë se lajmi për kthimin e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës është kontribut i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Kosova dhe Serbia janë marrë vesh paraprakisht që në këmbim të rikthimit të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, Kosova të pajtohet me propozimin e pesë shteteve tjera (Shqipëri, Mali i Zi, Bosnje, Serbi dhe Maqedoni) që përfaqësuesi serb të jetë sekretar gjeneral në RYCO”, ka bërë të ditur Hoti.

“Kjo është e vërteta e çështjes në fjalë”, ka thënë zëvendësministri, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Serbisë se Lista Srpska do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe se Kosova është pajtuar që Sekretari i RYCO të jetë serb.

“Natyrisht, e gjithë kjo marrëveshje nuk do të kishte mundësi të realizohej pa kontributin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë”, ka sqaruar Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë