Loading…

Hoti: Veriu të integrohet brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës

  • 25/05/2017 | 15:27

Hoti: Veriu të integrohet brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka qëndruar të enjten në Mitrovicë, ku me bashkëpunëtorët e tij vizituan punimet që po zhvillohen në stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe në urën kryesore mbi Ibër.


Hoti potencoi se qytetarët e Mitrovicës pa dallim do të lëvizin shumë shpejt lirshëm në të dyja anët e këtij qyteti, ndërsa premtoi se në të ardhmen e afërt edhe pjesa veriore do të integrohet plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës.

“Do të punohet shumë më shumë në të ardhmen, në mënyrë që edhe veriu i vendit të integrohet plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë