Loading…

Hoti udhëton për në Washington: Do të takohem me kongresistë, senatorë e mbështetës të Kosovës

  • 30/01/2023 | 10:19

Hoti udhëton për në Washington: Do të takohem me kongresistë, senatorë e mbështetës të Kosovës

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se sot, do të udhëtojë për në Washington, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka shtuar edhe se, gjatë ditëve sa do të qëndrojë atje, ai do të takohet me kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës.

Hoti ka thënë se bashkë me të do të jenë edhe disa kolegë deputetë.

‘’Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës. Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme’’, ka thënë Hoti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë