Loading…

Hoti troç: Sërish përfaqësuesja e SHBA’së kërkoi diversifikimin energjetik të Kosovës përmes gazit amerikan

  • 08/07/2026 | 18:26

Hoti troç: Sërish përfaqësuesja e SHBA’së kërkoi diversifikimin energjetik të Kosovës përmes gazit amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, reagoi pas deklaratave të së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, lidhur me rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se përfaqësuesja amerikane ka rikujtuar nevojën që Kosova të ecë përpara me projekte që synojnë zgjerimin e alternativave energjetike, duke përmendur gazin amerikan.

“Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike. Ajo e përshëndeti angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti madhor dhe strategjik”, shkroi Hoti.

Sipas Hotit, mbështetja për këtë projekt paraqet një çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë