Loading…

Hoti tregon se pse nuk u votua rezoluta nga koalicioni qeverisës

  • 01/11/2018 | 13:25

Hoti tregon se pse nuk u votua rezoluta nga koalicioni qeverisës

Pas mos miratimit të rezolutës së iniciuar nga LDK kundër korrigjimit kufitar me Serbinë, ka reaguar shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar se arsyeja e mos votimit të rezolutës nga ana e koalicionit, ishte shkaku i frikës së rrëzimit së Qevrisë.

‘Nese deputetet e koalicionit do ta votonin rezoluten e opozites, atehere qeveria do te rrezohej. Kjo eshte arsyeja pse disa parti te koalicionit PAN nuk e votuan rezoluten. Ndryshe nuk ka kuptim refuzimi i tyre, pasi ne deklarata jane te zeshem kunder negocimit te kufijve,’ ka shkruar Hoti.

Ndryshe, rezoluta e propozuar nga LDK dhe e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, mori vetëm 50 vota nga 90 deputetë sa ishin në sallë./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
ma[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë