Loading…

Hoti mohon se Mustafa do të emërojë ushtrues detyre për kryetar të LDK-së

  • 10/02/2018 | 12:48

Hoti mohon se Mustafa do të emërojë ushtrues detyre për kryetar të LDK-së

Gjatë ditës së djeshme u raportua që Isa Mustafa do ta emërojë njërin nga zyrtarët e lartë të LDK-së si ushtrues detyre për kryetar. Kjo deri në kohën kur kryetari aktual të kthehet nga Gjermania ku po qëndron për shkaqe shëndetësore.


Madje raportohej se ky vendim i Mustafës kishte shkaktuar “trazira” te kandidatët potencial që synonin postin e të parit të partisë.

Por lajmet e tilla i ka demantuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se këto lajme janë spekulime.

Ai ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pritet që së shpejti t’i kthehet aktiviteteve politike, pasi nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Janë spekulime. Shëndeti i Kryetarit Mustafa po përmirësohet. Ai së shpejti do të kthehet tek familja dhe në aktivitetet politike. Nuk ka asgjë shqetësuese”, ka deklaruar Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tutje ka mohuar se në këtë parti do të ketë zgjedhje të brendshme para kohe.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet do t’i mbajnë sipas afatit që është i përcaktuar me statut

“Zgjedhjet në LDK mbahen në afatin e rregullt statutar”, ka thënë Avdullah Hoti për lajmi.net

Në bazë të kësaj deklarate i bie që zgjedhjet e brendshme në LDK të mbahen vitin e ardhshëm.

Kjo pasi Isa Mustafa për herë të dytë si kryetar i LDK-së ishte zgjedhur në vitin 2015.

E zgjedhjet në këtë parti mbahen çdo 4 vite.

Ndryshe emrat e përmendur që synojnë të parin e LDK-së janë Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Vjosa Osmani.

http://gazetametro.org/a-do-te-zevendesohet-mustafa-me-nje-ushtrues-detyre-flet-ismet-beqiri/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë