Loading…

Hoti takon Mustafën: U kalua edhe kjo, na presin shumë punë

  • 11/04/2018 | 20:18

Hoti takon Mustafën: U kalua edhe kjo, na presin shumë punë

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai javën që lamë pas është kthyer në Kosovë ku po e vazhdon shërimin.


E gjendja e tij duket të jetë mjaft e mirë. Gjatë ditës një takim me shefin e tij e ka pasur edhe deputeti Avdullah Hoti.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se LDK e ka prapë përgjegjësinë si tash e 28 vjet.

“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape përgjegjësinë, si tash e 28 vjet, t’i prije popullit te Kosoves, dikur per liri e pavaresi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë