Loading…

Hoti: Stazhi i punës do të ulet në 10 vjet

  • 06/06/2017 | 12:50

Hoti: Stazhi i punës do të ulet në 10 vjet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, sot vizitoi Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.


Ai tha se  ndryshimin më të madh për pensionistët si qeveri e kanë bërë gjatë këtij mandate, ku sipas tij janë përshkallëzuar pensionet.

Ai është zotuar para pensionistëve se do të ulet shkalla arritshmerisë për stazhin e punës nga 15 në 10 vjet.  Kandidati për kryeministër të vendit ka premtuar edhe rritjen e pensioneve bazike për 40 përqind.

“Do të njohim stazhin e punës pas periudhës së 90-ta të cilët janë larguar dhunshëm nga puna. Kërkojmë nga ju ta mbështesni këtë program për ta realizuar në qeverinë e re”, tha Hoti.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka një program 100 përqind të realizueshëm, ndërsa i quajti mashtrime premtimet e kundërshtarëve politikë.

Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se presin nga politika  që në këtë fushë të bëhen ndryshime rrënjësore.

“Stazhi prej vitit 1990 deri 1999, duhet të ulet stazhi, këtu ka pensionist që për dhjetë ditë nuk ka mundur me mbërri stazhin”, tha ai.

Pensionistët kërkuan edhe kthimin e fondit pensional invalidor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë