Loading…

Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett, siç ndodhi me ambasadorin zviceran

  • 25/04/2019 | 12:46

Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett, siç ndodhi me ambasadorin zviceran

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka mirëpritur deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngritin zërin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit.


Hoti thotë se shpreson që zyrtarët qeveritarë të mos e kërkojnë largimin e ambasadorit Kosnett nga Kosova, siç ndodhi me ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet i cili pati kritikuar qeverinë për veteranët e rrejshëm.

Reagimi i Hotit:

Përshëndes deklarimin e qartë të Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për punësimet në institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake.

Shpresoj se tash ndonjë nga dhjetëra ministrat apo zëvendësministrat nuk do të kërkojë “largimin” e tij, siç kërkuan për Ambasadorit Zviceran.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë