Avdullah Hoti i LDK’së ka thënë se në listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti janë persona profesionistë nga fusha të ndryshme, duke numëruar 18 me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë, shkruan Gazeta Metro.
Hoti ka shkruar në rrjetin social Facebook se këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK’së për qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.
“Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë”, ka shkruar Hoti.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.
Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë.
Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.
Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës./gazetametro.net