Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se propozimi për ndryshimin e kufijve po i dëmton prosecet për njohje të reja dhe liberalizim të vizave.
Hoti ka thënë se procesi i njohjeve është reduktuar deri aty se kur kuptohet se një shtet apo tjetër nuk e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, po konsiderohet si sukses i madh, shkruan gazetametro.net.
‘Për rrjedhojë, procesi i njohjeve ëshë reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberalizimt të vizave po akuzohet se është Brukseli’, thuhet në postimin e tij.
Më tutje, deputeti nga radhët e LDK’së, ka thënë se pavarësisht këtyre efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin siç e ka quajtur ai ‘jo normal’, për ndryshimin e kufijve.
Ndër të tjera, Hoti ka shtuar se LDK do të vazhdojë pa hezitim për të ndalur këtë ide.
Derisa ka përfunduar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme./gazetametro.net