Loading…

Hoti: Politikanët e kanë lënë mbrapa Kosovën, unë s’jam politikan (Video)

  • 02/06/2017 | 18:26

Hoti: Politikanët e kanë lënë mbrapa Kosovën, unë s’jam politikan (Video)

I nominuari për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, në spotin e tij elektoral të radhës, thotë se jeta në Kosovë është e vështirë për të gjithë, dhe duhet ditur se si të adresohen këto sfida për ta bërë vendin më të mirë.

Politika sipas Hotit është ajo që e ka lënë vendin mbrapa, dhe ai personalisht thotë të mos jetë politikan, por njeri që kryen punë.

Ekonomia kosovare sipas ministrit në largim të Financave, duhet të punojë për të gjithë, e jo vetëm për një grup të vogël. “Ne do të krijojmë vende pune të pagura mirë për të gjithë kosovarët. Ne do të bëjmë një qeveri që punon për qytetarët, e jo një qeveri që punon vetëm për qytetarët që punojnë për politikanët”, ka thënë ndër të tjera Hoti. /gazetametro.net   

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë