Loading…

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Presim sot të informohemi për bisedimet e djeshme

  • 05/08/2026 | 15:03

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Presim sot të informohemi për bisedimet e djeshme

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, deklaroi se pret të informohet nga udhëheqja e partisë për rezultatet e takimit të zhvilluar një ditë më parë mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton


Para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti tha se fillimisht dëshiron të dëgjojë raportimin e drejtuesve të partisë për atë që është diskutuar në takimin e djeshëm.

“Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti për Klan Kosovën.

I pyetur nëse do të mbështesë vendimet që do të marrë partia, ai u shpreh: “Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje”, shtoi ai.

Takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut u zhvillua mbrëmjen e së martës në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, bisedimet përfunduan pa një dakordim mes palëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë