Loading…

Hoti për Nagavcin: Fjalim më i ligë që e kam dëgjuar ndonjëherë në Kuvend

  • 19/11/2020 | 11:51

Hoti për Nagavcin: Fjalim më i ligë që e kam dëgjuar ndonjëherë në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur fjalimin e deputetes së VV’së, Arbërie Nagavci si më të ligin që ka dëgjuar ndonjëherë, shkruan Gazeta Metro.


Deputetja Nagavci ka nisur fjalimin e saj duke akuzuar kryeministrin Hoti se me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi një marrëveshje ku barazoi të pagjeturit me të zhvendosurit.

Hoti ka thënë se fjalimi i deputetet Nagavci është më i ligi që ka dëgjuar prej se është në Kuvendin e Kosovës.

“Unë e dëgjova me kujdes fjalimin dhe tentova të marrë shënime si t’ju përgjigjem, më lejoni me thonë që ky është ndër fjalimet më të liga që unë kam dëgjuar në Kuvend prej se jap deputet, ministër”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Nagavci iu kundërpërgjigj Hotit duke i thënë se e lig dhe e turpshme është dëmi që i ka bërë Hoti Kosovës dhe familjes së të pagjeturve me marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

“Kryeministër i lig dhe e turpshme është dëmi që ju i keni bërë kur keni shkruar në një paragraf të marrëveshjes së 4 shtatorit dhe i keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit, i lig është situata që është krijuar me familjet e të pagjeturve”, tha Nagavci, duke iu kundërpërgjigjur Hotit, transmeton Gazeta Metro.

Më herët, Arbërie Nagavci e akuzoi rëndë kryeministrin Hoti se ka vendosur në tavolinë dhe ka barazuar të pagjeturit e luftës së Kosovës me të zhvendosurit, madje për këtë thotë se është zotuar se do bëjë.

“Qeveria e Kosovës dhe ju z.Hoti keni vendosur në tavolinë padrejtësisht çështjen e të pagjeturve, keni barazuar të zhdukurit, viktimat e gjenocidit që Serbia kreu mbi popullin tonë, me të zhvendosurit, viktimat me kriminelet potencial, me 4 shtator ju nënshkruat një listë të zotimeve ku zotoheni se pranoni kushtëzimin kthimin e të pagjeturve me kthimin e ashtuquajturve të zhvendosurit”, tha Nagavci, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se seanca e Kuvendit ka filluar me përplasje mes deputetëve dhe kryeministrit Hoti.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë