Loading…

Hoti: PDK’ja do të shkojë në opozitë (Video)

  • 31/05/2017 | 11:52

Hoti: PDK’ja do të shkojë në opozitë (Video)

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë mundësi që të zgjedhin mes vazhdimit të kapjes së shtetit dhe një qeverisje nga njerëz me duar të pastra që ofrojnë zhvillim ekonomik.


Gjatë një bisede në kuadër të Fol Hapur, Hoti ka thënë se me PDK’në, koalicioni i tij nuk mund ta aplikojë programin qeveritar të cilin e ka paraqitur para qytetarëve, raporton gazetametro.net.

“PDK’ja do të shkojë në opozitë dhe do të mbetet në opozitë shumë gjatë”, tha thënë Hoti, duke shtuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nxjerrë një kandidat për Kryeministër që ‘ka 10 vite që ngarend për t’u bërë kryeministër’. /gazetametro.net


Hoti flet për PDK-në by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë