Loading…

Hoti: PDK tregoi pjekurinë dhe aftësinë e saj, kur ndau pushtetin me partnerët e koalicionit

  • 08/06/2017 | 20:46

Hoti: PDK tregoi pjekurinë dhe aftësinë e saj, kur ndau pushtetin me partnerët e koalicionit

Nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti ka thënë se sikur kryeministri Mustafa të ishte në gjendje të ngrihej prej goditjeve që i pësoi prej njerëzve të partisë së tij, ai do të ishte kryeministër deri në fund të mandatit, më 2018, përcjell gazetametro.net.


Ai i përmendi disa goditje të Isa Mustafës që pati deri në momentin  e rrëzimi të Qeverisë, përfshirë këtu ndër të tjera  edhe nënshkrimin për Asociacionin.

‘Qeveria Mustafa u rrëzua që prej kohës kur vetë LDK-ja nuk ia dha për afro 30 për qind mbështetjen liderit të vet. Kryeministri lëngoi politikisht nga mosmbështetja prej vetë partisë së tij. U godit rëndë e pabesisht deri sa kryeministri së bashku me qeverinë e Kuvendin u rrëzuan realisht. Isa Mustafa u bë i pafuqishëm për vendimmarrje. Goditja e dytë ishte nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin në gusht të vitit 2015. Goditjet tjera janë ndihmëse. Kryeministri Mustafa ra përtokë se u godit nga brutet e vet,’ tha Hoti në një intervistë për indeksonline.

Ndërsa, Hoti foli edhe për postin e kryeministrit që ia dorëzuan koalicionit AAK-NISMA kur u bashkuan me ta, duke thënë se kjo u bë që PDK t’u dëshmojë gjithë atyre që vraponin për pushtet se rregullat dhe loja demokratike nuk mund të zëvendësohen nga çoroditja politike.

‘PDK-ja, sado e panatyrshme që mund të tingëllojë, kishte nevojë që postin e kryeministrit, pas asaj çmendurie politike e antikushtetuese të VLAN-it, ta drejtonte dikush tjetër. PDK kishte nevojë t’u dëshmojë gjithë atyre që e kishin humbur kryet për pushtet bashkë me arsyen e gjykimit, se rregullat dhe loja demokratike nuk mund të zëvendësohen nga çoroditja politike! Kjo dëshmoi aftësinë dhe pjekurinë e PDK-së për të ndarë pushtetin dhe përgjegjësitë me partnerët e skenës politike të vendit, ‘ u shpreh Hoti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë