Loading…

Hoti: PDK ka votën unanime për Demarkacionin

  • 21/02/2017 | 21:58

Hoti: PDK ka votën unanime për Demarkacionin

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti që vjen nga PDK duke komentuar punën e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka thënë se kjo ishte më shumë për të bindur deputetët e LDK-së


Hoti ka thënë se PDK e ka qëndrimin e qartë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Në qoftë se flasim përtej poltiikës, kjo matje ishte më shumë për deputetet e pabindur të LDK-së”.

“PDK e ka të qartë çështjen e Demarkacionit dhe për këtë e ka votën unanime. Nuk është e vërtetë se në PDK ka pas rebelim, më së shumti mund të jenë një ose dy kundër”, raporton Klan Kosova.

Zëvendësministri Hoti që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “nuk ka asnjë institucion që mund të ekzistojë pa marrë vendime të mëdha që i hapin përspektivën zhvillimit të vendit”.

“Çështja e Demarkacionit dhe formimi i ushtrisë janë vendime të mëdha. Ne duhet të jemi serioz përballë vendimeve ndërkomëbatre. Për PDK-në është me rëndësi që të fitojë Republika e Kosovës”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë