Loading…

Hoti në Drenas: Mos të përdoren vlerat e luftës për pushtet

  • 05/06/2017 | 14:15

Hoti në Drenas: Mos të përdoren vlerat e luftës për pushtet

Kandidati i koalicionit të djathtë për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Drenas se vlerat e luftës nuk duhet të përdoren vetëm për të ardhur në pushtet.


“Vlerat e luftës çlirimtare që janë krijuar këtu në Drenicë, ata i njohin vetëm për të marrë pushtet prej votave tuaja. Ne i kemi çmuar dhe do t’i çmojmë gjithmonë këto vlera. Vetëm kur Lidhja Demokratike e Kosovës e mori drejtimin e qeverisë, u siguruan pensionet për veteranët e luftës”, ka thënë Hoti.

Ai ka potencuar se Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, ka nevojë për një qeverisje të mirë e me duar të pastra, për një qeverisje që nuk shantazhon dhe nuk shantazhohet.

“Kosova ka nevojë për frymëmarrje të lirë. Që të zhvillohet ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë e saj të mrekullueshme dhe të bëhet vend me të cilin krenohen qytetarët e saj dhe miqtë euro-atlantikë të saj.  Drenica do ta ketë vëmendjen e veçantë të qeverisë që unë do ta drejtoj. Përmes Ligjit për Investime Strategjike, në Drenicë do të sjellim investitorë seriozë, që do të krijojnë vende pune e mirëqenie për familjet tuaja”, ka pohuar Hoti.

Hoti është zotuar se rinisë së Drenicës do t’ia kthejmë shpresën. “Sapo t’i kryejnë studimet, ne do t’u garantojmë 1 vjet përvojë pune me pagesë. Ata pastaj do të jenë kuadrot që do të punojnë nëpër bizneset që do të hapen përmes investimeve të shqiptarëve apo investimeve të huaja”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar se më 11 qershor janë dy rrugë. “Njëra të çon te politika e krimit dhe korrupsionit, ndërsa tjetra te zhvillimi ekonomik dhe e ardhmja me prosperitet. Ju ftoj të marrim rrugën e dytë dhe të shkruajmë në faqe të re të historisë, në të cilën dija do të fitojë mbi arrogancën”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë