Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, se sa zëvendësministra e ministra ka Kosova.
“Sa zëvendësministra i ka Qeveria e Kosovës, deri me 15 shkurt sa kemi parë ne, kanë qenë rreth 40 zëvendësministra, ky numër mundet me u shtu nëse ka ndonjë militant që duhet t’i bëni vend në zyrë”, u shpreh ai, raporton gazetametro.net
Hoti ka pyetur sa i kushton Kosovës një zëvendësministër me kabinetin e tij, ai ka përfunduar “as Kina nuk i ka 40 zëvendësministra”.
Hoti i bëri këto pyetje drejtuar kryeministrit Mustafa, edhe pse vet kreu i ekzekutivit nuk u pa në sallën e Kuvendit ku debate ende po vazhdon. /gazetametro.net