Loading…

Hoti mendon ta zgjidh Demarkacionin bashkë me partitë tjera (Video)

  • 31/05/2017 | 10:48

Hoti mendon ta zgjidh Demarkacionin bashkë me partitë tjera (Video)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka bërë të ditur se për çështjen e demarkacionit, duhet të involvohen të gjitha partitë pasi nevojiten 80 vota.


Ai ka thënë se për këtë çështje, siç e ka quajtur ai, të rëndësishmë për Kosovën, duhet një konsensus mes partive, duke bërë të ditur se nuk do të hiqet dorë nga ekspertiza dhe marrëveshja aktuale, shkruan gazetametro.net.

‘Duhet të krijohet konsensus nga të gjitha partitë për demarkacionin. Do t’i involvojmë të gjithë pasi kërkohen 80 vota për ratifikim’, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shtuar se duhet të gjejnë zgjidhje për këtë proces, pasi ka thënë se më pas do të duhet të kryhet demarkacioni edhe me Serbinë.

Ndryshe, për dallim nga Hoti, kundërshtuesi i demarkacioni aktual, Ramush Haradinaj, ka thënë më herët se do të krijohet komision i ri për këtë çështje./gazetametro.net


Hoti flet për demarkacion by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë