Loading…

Hoti: LDK’së nuk ia ofrojmë kryeministrin, Qeverinë e bën PAN’i

  • 21/06/2017 | 18:35

Hoti: LDK’së nuk ia ofrojmë kryeministrin, Qeverinë e bën PAN’i

Mbrëmë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se kusht i LDK-së për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen është posti i kryeministrit.


Ende nuk dihet qartë nëse kjo është a pranueshme për Vetëvendosjen, por e sigurtë është që koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN  që është edhe ligjshmërisht mandatari i parë për formim të qeverisë, nuk  e ka fare në konsideratë opsionin e ofrimit të postit të kryeministrit për LDK-në.

Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së në një prononcim për Gazetën Observer ka thënë se ka kaluar koha për një kusht të tillë.

“Jo, nuk bëjmë pazare të tilla, përfundimisht jo”,  ka thënë Hoti.

Hoti, shprehet i bindur se formimi i Qeverisë së re do të ndodhë nga koalicioni që i ka fituar zgjedhjet, dhe për të, kjo është punë e kryer.

“PAN-i është koalicioni fitues i zgjedhjeve, dhe fituesi bën projekte për formimin e Qeverisë, sepse ne i kemi fituar zgjedhjet në kuptimin ligjor. Pra, është detyrë kushtetuese e PAN-it me formuar Qeverinë. Me kandidatin Ramush Haradinaj do ta formojmë ekzekutivin dhe kjo është një punë e kryer”,  ka deklaruar ai.

Duke folur për vendimin e partisë që është në koalicion me PDK-në e AAK-në, NISMA për Kosovën, që në Kuvend  të funksionoj si grup i vetëm parlamentar, Hoti ka thënë se është e drejtë e tyre që të vendosin për një gjë të tillë.

“NISMA nuk është shkëputur nga PAN-i. Ata do të operojnë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend dhe është drejtë e tyr. Të njëjtën mund ta bëjnë edhe AAK-ja edhe PDK-ja, pra të jenë si grupe të vetme parlamentare brenda Kuvendit”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket numrit të deputeteve që do t’i ketë PDK-ja në legjislacionin e ardhëm, Hoti tha se po presin të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ne e dimë saktë se sa deputetë i kemi, por preferojmë të presim kur KQZ-ja bën zyrtarisht certifikimin e tyre” ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë