Loading…

Hoti: LDK shpenzonte vetëm 70 mijë euro për pavarësi, kurse tani Haradinaj 500 mijë euro

  • 19/02/2019 | 10:14

Hoti: LDK shpenzonte vetëm 70 mijë euro për pavarësi, kurse tani Haradinaj 500 mijë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim mes Qeverisë së kaluar me ish-kryeministrin Isa Mustafa, dhe Qeverisë aktuale me kryeministër Ramush Haradinaj, se kush ka kursyer më tepër parën publike, transmeton Gazeta Metro.


Hoti përmes një postimi në Facebook ka krahasuar shpenzimet e bëra për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e kaluar në krye me Isa Mustafën, në vitin 2017 ka shpenzuar 70 mijë euro kushtuar përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Qeveria Haradinaj në vitin 2019 ka shpenzuar 500 mijë euro kushtuar festës së pavarësisë.

Po ashtu, Hoti ka cekur që festa e pavarësisë e vitit 2017 ka zgjatur tri ditë, ndryshe nga festa e vitit 2019, e cila u shënua me disa aktivitete vetëm me datën 16 dhe 17 shkurt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë