Loading…

Hoti i reagon Muratit: Naivitet, kur nuk rriten pagat e bllokohen miliona euro sigurisht që buxheti del në suficit

  • 29/03/2023 | 09:50

Hoti i reagon Muratit: Naivitet, kur nuk rriten pagat e bllokohen miliona euro sigurisht që buxheti del në suficit

Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, me pompozitet shkroi se financat e shtetit janë “kthyer në binarë” dhe se “thesi i shqyer është qepur”, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor ‘në nivel rekord historik’. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, transmeton Gazeta Metro.


“Është naivitet”, konstatoi Hoti, “që të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike”. Për Hotin, një gjë e tillë “sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”.

“Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, përfundoi ai.

Dje ministri Murati doli me një reagim ku tha se “thesi i shqyer i financave është qepur”, gjë që ngjalli reagime të ndryshme nga njohës të ekonomisë.

“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë