Pas deklaratave të sotme të Kryeministrit Isa Mustafa për demarkacionin, ka reaguar zëvendësministri i kulturës Rexhep Hoti.
Sipas Hotit Qeveria e Kosovës e ka humbur shansin për të marrë vendime të mëdha.
“Ajo dështoi të ngrihej në nivelin e përgjegjësisë për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me shënjimin e pikës kufitare me Malin e Zi, duke pasur bashkëpunim e konsensus të plotë së paku me dy prej tri partive opozitare”, ka thënë Hoti.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se qeveria e Kosovës e kishte kohën e gjithë botës që të arrinte konsensusin me opozitën e ‘çoroditur’, për ta garantuar përgjegjësinë Perëndimore të republikës së Kosovës, gjë që nuk ndodhi, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka folur edhe për buxhetin, duke lënë fajtorë koalicionin PDK-LDK.
“Dëshmia e mosmarrëveshjeve të dy partive politike, PDK-LDK, në lidhje me buxhetin, është një turp dhe një mjerim i politikës që buron aktualisht prej këtij koalicioni. E çka mund të pritet më shumë, ka shkruar Hoti./gazetametro.net