Loading…

Hoti i NISMA’së: Kur nuk ka guxim politik, Hashimi mbetet i vetëm dhe lehtë e luan lojën

  • 07/10/2018 | 21:15

Hoti i NISMA’së: Kur nuk ka guxim politik, Hashimi mbetet i vetëm dhe lehtë e luan lojën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti ka thënë se institucionet e vendit dhe partitë politike parlamentare të Kosovës nuk kanë asnjë ide, as pamje për t’ju kundërvënë apo debatuar idenë e Hashim Thaçit.

Sipas tij, në Kosovë po mungon guximi politik, prandaj Thaçi i vetëm lehtë po e luan lojën.

“Kur nuk ka guxim politik, Hashimi mbetet i vetëm dhe lehtë e luan lojën.

E keqja më e madhe në ketë amulli politike, të institucioneve të vendit dhe të partive politike parlamentare, është se nuk kanë as një ide as pamje për t’ju kundërvënë apo debatuar idenë e krisur të Hashim Thaçit.

E siç shihet nuk kanë as guxim !

Të gjitha përpëlitjet tjera anësore për mua janë pa përmbajtje….!?”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë