Loading…

Hoti i kundërpërgjigjet Thaçit: Je shkelës i Kushtetutës, qytetarët vendosin se kush udhëheq dialogun

  • 08/08/2018 | 15:33

Hoti i kundërpërgjigjet Thaçit: Je shkelës i Kushtetutës, qytetarët vendosin se kush udhëheq dialogun

Gjatë konferencës së radhës dhe të sotme për shtyp, presidenti Hashim Thaçi lavdëroi Shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotin duke e ftuar të jetë udhëheqës i dialogut.


Ai e bëri këtë edhe duke ia përmendur një deklaratë për Luginën e Preshevës.

Mirëpo, kësaj ftese të presidentit i është kundërpërgjigjur vetë Avdullah Hoti, i cili ka thënë se janë qytetarët e Kosovës ata që vendosin se kush do të jetë udhëheqës i dialogut me Serbinë, transmeton gazetametro.net

Më tej, ai ka thënë se Thaçi është shkelës i Kushtetutës i cili në vend se të jetë garancë për mbrojtjen e saj, e shkel për çdo ditë.

Postimi i plotë i Hotit:

Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje.

E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese.

Dëmet që z.Thaçi me deklarimet e tij antikushtetuese është duke ia bërë shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë të mëdha. Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e kanë vendosur fatin e Kosovës si shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë