Loading…

Hoti: Gazi në Kuvend pasqyrë e keqe para investitorëve

  • 31/05/2017 | 22:25

Hoti: Gazi në Kuvend pasqyrë e keqe para investitorëve

Avdullah Hoti ka thënë se në qeverisjen e fundit ka pasur nj trefishim të investimeve të huaja në vend.


Kjo ani pse thotë që vendi ka kaluar nëpër etapa të vështira, ku përmend gazin lotsjellës të hedhur në Kuvend.

“Te investimet e jashtme problemi është më fundamental edhe pse kemi pasur telashe”, ka thënë Hoti në Magazina Zgjedhore.

“Pasqyra më e keqe që i kemi dhënë vendit është gazi lotsjellës, përleshjet, vënia e zjarrit institucioneve e policisë”, ka shtuar ai.

E për rritjen më të madhe të investimeve të huaja, ka thënë se çelësi është rendi dhe ligji.

“Stabiliteti institucional në vend është i domosdoshëm”, ka theksuar ai.

Kur ka folur për investimet, Hoti ka përmendur se prioritet i tij edhe ekipit të tij do të jenë të rinjtë dhe femrat.

“Ky punësim është pak më strukturor dhe kompleks se sa që duket”.

“Shkollat profesionale duhet të lidhen me sektorin privat. Te arsimi i lartë duhet të jetë pjesë e kurrikulës kryerja e praktikës në sektorin privat”, ka pohuar Hoti duke përmendur premtimin e ditëve të fundit se të rinjtë që përfundojnë studimet do ta kenë një vit praktike me pagesë nëpër institucione.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë